Televizioni gjerman vjen me një ide gjeniale, zhurmë me kore për ndeshjet e Bundesligës

Televizioni gjerman vjen me një ide gjeniale, zhurmë me kore për ndeshjet e Bundesligës

13:19, 16/05/2020

Bundesliga gjemrane rifillon ditën e sotme, pas ndalesës afro tre mujore, për shkak të pandemisë së koronavirus.

Mirëpo ndeshjet do të luhen pa praninë e tifozëve. Këtyre të fundit u duhet që ta ndjekin ekipin e tyre të zemrës nga shtëpia.

Emocionet sigurisht nuk janë të njëjta, por për ta bërë sa më të bukur e më të vërtetë, transmetuesi i Bundesligës “ SkySport Deutschland” ka menduar një ide gjeniale.

Kështu, çdo tifoz që do të ndjekë ndeshjen e skuadrës së zemrës do të ketë mundësi të përdorë një opsion ku mund të dëgjojë kore të ndryshme të tifozëve të skuadrës.

Kjo është bërë e mundur me anë të një regjistrimi ku të gjitha skuadrat kanë vënë në shërbim koret e tifozëve që këndohen në një ndeshje normale. Kjo për të thyer sadopak monotoninë e një ndeshjeje pa tifozë. Kjo pritet t’u japë sfidave një ngjyrim tjetër në këtë periudhë të vështirë që po kalon futbolli në të gjithë botën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco