E gjithë bota do shohë sot Bundesligën/ Në Angli ndodh ‘çmenduria’

E gjithë bota do shohë sot Bundesligën/ Në Angli ndodh ‘çmenduria’

12:58, 16/05/2020

Bundesliga rikthehet! Futbolli rikthehet!

Ky është kryelajm jo vetëm në mediat sportive. BBC e ka lajm kryesor, duke theksuar se rikthimi i një lige të madhe sportive, edhe pse me dyer të mbyllura, shihet si një rikthim në normalitet.

Histeria është në maksimum, shkruan gazeta BILD. Shefi i ekipit të Bayern, Karl-Heinz Rummenigge thotë se do jetë një publik prej miliardash sot.

Dhe gjermanët do dhurojnë direkt spektakël, pasi përplasja e parë është derbi historik mes Schalke dhe Dortmund.

81 mijë vendet në stadium do jenë bosh, por derbi do transmetohet thuajse kudo në botë- që nga Vatikani e deri te Ishujt Virgjin të Britanisë.

Madje britanikët duket se kanë lënë mënjanë rivalitetin historik futbollistik mes dy vendeve.

Gazeta më e madhe në vend, The Sun, ka printuar sot plot 12 faqe për Bundesligën. Një nga titujt lexon: Cilin ekip të Bundesligës do të zgjidhje ti!

Edhe për ekipin surprizë të Saarbruecken, gazeta britanike ka botuar një gjysmë faqe. “Nuk ka ndodhur kurrë me një ligë të huaj,” thotë redaktori i futbollit, Charlie Wyett.

Për herë të parë, dhe kjo është historike gjithashtu, ndeshjet do jenë live në Angli.

Futbolli në Angli do jetë pushim të paktën deri më 12 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco