222 mln euro për të blerë Neymar? Trajneri i Barçës zbulon të vërtetën!

222 mln euro për të blerë Neymar? Trajneri i Barçës zbulon të vërtetën!

16:33, 01/05/2020

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka hedhur poshtë zërat për rikthimin e Neymarit në “Camp Nou”.

Gjatë një interviste për mediat iberike, Setien përjashtoi në mënyrë kategorike transferimin e brazilianit tek Barcelona për shumën e çmendur 222 milionë euro.

222 milionë euro për Neymar? “JO. Unë nuk mendoj se dikush mund të shpenzojë kaq shumë për një futbollist”, ka thënë trajneri i Barcelonës.

Po ashtu Setien ka thënë që pandemia e koronavirusit do të kushtëzojë shumë gjëra në aspektin ekonomik të klubeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco