Leao: Jam rritur shumë si futbollist në Itali, momentet më të mira me Milanin janë...

Leao: Jam rritur shumë si futbollist në Itali, momentet më të mira me Milanin janë...

16:29, 01/05/2020

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao së fundmi ka dhënë  një intervistë për ‘SkySport”, ku ka prekur shumë tema, nga bilanci i sezonit të parë me kuqezinjtë e deri tek e ardhmja.

Sezoni i parë tek Milan: U përpoqa ta ndihmojë ekipin me cilësitë e mia, mirëpo gjatë sezonit ka momente kur të tjerët janë më të fortë se ti dhe ka nevojë për durim. Unë mund të jap dhe të bëj më shumë. E di çfarë jam i aftë të bëj, besoj në veten time. Italia ishte një përvojë e re për mua, një kampionat i ri, por unë mendoj se jam rritur shumë nga pikëpamja taktike.

 

Momentet më të mira gjatë këtyre muajve: "Momentet më të mira deri më tani me fanellën e Milanit janë dy: debutimi në derbin kundër Interit dhe goli i parë në San Siro".
 

Për të ardhmen : "Nuk më pëlqen të bëj premtime, preferoj të përgjigjem në fushë. Mirëpo, premtoj se do të jap gjithçka për këtë fanellë dhe kërkoj nga tifozët  që të na mbështesin, pasi ne duam ta çojmë Milanin përsëri në Evropë, aty ku e meriton. Ne jemi Milan ".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco