Klopp kujton titujt me Dortmundin: Tek i pari isha i dehur, në të dytin s’mbaj mend asgjë

Klopp kujton titujt me Dortmundin: Tek i pari isha i dehur, në të dytin s’mbaj mend asgjë

15:36, 01/05/2020

Jurgen Klopp është një nga ata trajnerë që një ndeshje futbolli e përjeton në maksimum dhe kjo dallohet qartësisht nga gjestet e tij.

Ndaj, një sukses madhor siç mund të jetë triumfi i një kampionati, gjermani e feston shumë, duke e kombinuar edhe me pak alkool.

Së fundmi, nëpërmjet një video, Klopp është mbledhur me disa nga ish-futbollistët e tij te Dortmundi.

Humels, Wajdenfeler e Gotze ishin aty, teksa kujtuan momentet më të bukura me verdhezinjtë, të cilat ishin dy titujt kampion në sezonet  2010-2011 dhe 2011-2012, ndërsa në këtë të fundit fituan edhe Kupën e Gjermanisë.

“Në vitin 2011 isha shumë i dehur, por në pamje dukesha mjaft normal. Ndërsa, në vitin 2012 nuk mbaj mend asgjë. Këtë i bën alkooli njerëzve. Mos pini, sepse përndryshe nuk do të mbani mend momentet më të rëndësishme në jetën tuaj”, u shpreh Klopp. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco