Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

‘Ne nuk jemi Interi’/ Presidenti i Juventusit nuk e do titullin në tavolinë

‘Ne nuk jemi Interi’/ Presidenti i Juventusit nuk e do titullin në tavolinë

15:13, 01/05/2020

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka konfirmuar qëndrimin e tij në lidhje me fatin e titullit për këtë sezon, që flet qartë se nuk dëshirojnë titull në tavolinë, por në fushën e blertë.

Kjo ka qenë deklarata e numrit 1 të bardhezinjve pak kohë më parë, mirëpo ai e ka konfirmuar këtë qëndrim edhe të premten, me anë të pëlqimit të një komenti në “Twitter”, i bërë nga një tifoz juventin.

“Titulli i PSG-së?  Nuk duam të fitojmë në këtë mënyrë, sepse ne nuk jemi Interi”, ishte komenti që thumbonte rivalët e Interit dhe arriti të merrte pëlqimin e presidentit.

Me anë të këtij veprimi, Agnelli ka bërë të qartë se Juventusi, i cili është kampion në fuqi prej 8 vitesh në Itali, është i aftë të fitojë vetë titullin dhe nuk e dëshiron t’ia japin në tavolinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco