Klubi shkarkon 62 persona nga puna, revoltohen tifozët

Klubi shkarkon 62 persona nga puna, revoltohen tifozët

14:46, 01/05/2020

Ndërprerja e futbollit për shkak të pandemisë COVID-19 ka sjellë pasoja të rënda ekonomike te klubet në mbarë botën, ndërsa së fundi edhe brazilianët e Flamengos kanë ndjerë efektin e krizës financiare.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit brazilian vendosën të shkarkojnë plot 62 persona, punonjës të niveleve të ndryshme të klubit, duke kursyer rreth 500 mijë euro nga pagat që ata përfitonin.

Numri i punonjësve të shkarkuar gjithsesi nuk prek më shumë se 10% të totalit të atyre që punojnë për klubin brazilian, ndërsa edhe tifozët e Flamengos kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi të drejtuesve.

Ndërkohë konfirmohet se në ditët në vijim Flamengo do të marrë masa të tjera, si ndërprerja e përkohshme e pagave të futbollistëve, për të ulur sa më shumë shpenzimet dhe për të mos u prekur ashpër nga kriza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco