Klubet shqiptare dorëzojnë në FSHF dokumentet për licencimin në kompeticionet e UEFA-s

Klubet shqiptare dorëzojnë në FSHF dokumentet për licencimin në kompeticionet e UEFA-s

13:41, 01/05/2020

Klubet e Superiores që pretendojnë që në fund të sezonit të marrin pjesë në Kupat e Europës, kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin për kriterin financiar.

“Ditën e djeshme ka përfunduar procesi i dorëzimit të dosjeve të kriterit financiar për të gjitha klubet aplikante për një licencë në kompeticionet e UEFA-s.

Prej ditës së hënë, datë 4 maj 2020 të gjitha dosjet do t’i dërgohen ekspertit të kriterit financiar, i cili do të përpilojë raportet për secilën skuadër.

Në përfundim të analizës, të gjitha raportet e ekspertëve do t’i paraqiten Komisionit të Licencimit në FSHF”, shkruhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco