FOTO/ Sergej Milinkovic mund të largohet nga Lazio, Tare gjen zëvendësuesin

FOTO/ Sergej Milinkovic mund të largohet nga Lazio, Tare gjen zëvendësuesin

12:23, 01/05/2020

Sergej Milinkovic-Savic pritet të largohet nga Lazio në merkaton e verës, teksa ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

Në këtë situatë, drejtori sportiv Igli Tare ka filluar të lëvizë, që të gjejë zëvendësuesin për të te Lazio, duke ditur që këta të fundit nga sezoni tjetër do të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori i Udineses, Rodrigo de Paul, është një profil që pëlqehet shumë nga trajneri Simone Inzaghi dhe dëshiron ta ketë në ekipin e tij.

Image

Gjithashtu mediat italiane raportojnë se Tare e ndjek prej kohësh yllin argjentinas dhe do të provojë ta marrë atë në verë, pasi duket edhe si profili ideal për mesfushën bardhkaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco