VIDEO / Si sot 15 vjet më parë Messi shënoi golin e parë me Barcelonën

VIDEO / Si sot 15 vjet më parë Messi shënoi golin e parë me Barcelonën

11:56, 01/05/2020

Ishte 1 maji i vitit 2005, kur Lionel Messi shënoi golin e parë me fanellën e Barcelonës.

Ekipi “blaugrana” përballej me Albaceten në një nga ndeshjet e fundit të kampionatit.

Ishte minuta e 86-të kur trajneri Frank Rijkaard hoqi nga loja kamerunasin Eto’o për t’i bërë vend një 17-vjeçari, Lionel Messi, për të cilin kishte nisur të flitej shumë.

Kishte luajtur disa minuta në pak takime të mëparshme dhe ëndërronte të ishte idhulli i ri i “Camp Nou”, ku buzëqeshja e Ronaldonhos kishte fituar zemrat e tifozëve.

Barcelona kryesonte 1-0 me gol të Samuel Eto’o. Kamerunasi largohet nga fusha.

Mes emrave të tillë si Iniesta, Giuly, Deco dhe Ronaldinho (me madhështinë e tij), gjendet edhe Lionel Messi.

Dy amerikano-jugorët kuptohen me sy mbyllur, ndërtojnë aksionin e golit të dytë të ndeshjes, që realizohet nga “Pleshti” me një parabël.

Në fakt, vetëm pak çaste më herët, thuajse me një aksion identik, ndoshta me pa të drejtë, anësori ia kishte anuluar golin Messit 17-vjeçar.

Entuziazëm i pakontrolluar për argjentinasin, i cili ngazëllohet me flokët në fytyrë, ngjitet në shpatullat e Dinhos dhe merr ovacionet e pabesueshëm të “Camp Nou”.

Legjenda sapo nisi të konfirmohej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco