‘Futbolli të lejohet’/ Pipero shpjegon arsyet pse nuk ndodh infektimi, nëse merren masat

‘Futbolli të lejohet’/ Pipero shpjegon arsyet pse nuk ndodh infektimi, nëse merren masat

10:58, 01/05/2020

Të shumta kanë qenë diskutimet këto ditët e fundit përsa i përket, mundësive për rifillimin e futbollit, pas pezullimit afro 2-mujor.

Qeveria vazhdon të braktisë hapur futbollin dhe të mos e shohë si primare zgjidhjen e problemit të sportit pas mbërthimit të pandemisë.

Ndërkohë së fundmi, në një prononcim për emisionin “Opinion” në TV Klan, mjeku më i popullarizuar i momentit, Pëllumb Pipero, ka nxjerrë “blof” qeverinë, duke deklaruar se futbolli është i pari që duhet të lejohet të luhet, teksa shpjegon, se për t’u infektuar do 15 minuta kontakt.

“Ka shumë pikëpyetje për punën e futbollit, vendimet i marrin institucionet. Nëse do të pyetesha unë, atëherë futbollistët do të ishin të parët që mund të lejohen si për stërvitje dhe për të realizuar ndeshje. Sigurisht që duke marrë masat e nevojshme dhe të domosdoshme.

E kam thënë edhe më para, që të infektohesh nga COVID-19 duhet të paktën 15 minuta ekspozimi, midis një personi të infektuar dhe të pa infektuar, gjë e cila nuk ndodh në futboll. Pra nëse merren të gjitha masat për dezinfektimin e topit dhe të duarve, atëherë duhet që të lejohet. Por ky është mendimi im si specialist. Vendimet i marrin institucionet”, tha Pipero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Dr...04/05/2020 15:41

Pipero injorant

Shto koment

Denonco