Media braziliane zbulon arsyen e udhëtimit të Ronaldinhos në Paraguai

Media braziliane zbulon arsyen e udhëtimit të Ronaldinhos në Paraguai

10:35, 01/05/2020

Ronaldinho dhe vëllai i tij, Roberto Assis, u arrestuan në fillim të muajit mars në Paraguai, pasi kishin hyrë në këtë vend me pasaporta false.

Ish-ylli i Barcelonës u la të largohet nga burgu, duke vazhduar me arrest shtëpie në Paraguai, deri në një vendim tjetër.

Ronaldinho dhe avokatët e tij deklaruan se ai në Paraguai kishte ardhur për të promovuar librin e tij, dhe të marrë pjesë në një ngjarje humanitare.

Por, të gjitha këto i ka hedhur poshtë një botim në gazetën braziliane, “Journal de Brasilia”, duke pretenduar se Ronaldinho kishte gënjyer me arsyen e tij për të udhëtuar në Paraguai.

E njëjta medie pretendon se Ronaldinho në Paraguai kishte udhëtuar për të organizuar turne pokeri.

Ronaldinho dihet se organizon shpesh turne të jashtëligjshëm të pokerit, dhe sipas medias në Brazil, këtu qëndron e vërteta e udhëtimit të tij në Paraguai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco