Deklarata tronditëse e ish-futbollistit: Kam luajtur i droguar në Bundesligë

Deklarata tronditëse e ish-futbollistit: Kam luajtur i droguar në Bundesligë

10:09, 01/05/2020

Chinedu Ede i ka befasuar të gjithë me rrëfimin e tij, teksa në një prononcim për “T-Online” ka zbuluar se ka luajtur në Bundesligën gjermane i droguar.

33-vjeçari ishte pjesë e ekipit triumfues të Gjermanisë në Kampionatin Evropian U-21 në vitin 2009, së bashku me Neuer, Ozil, Humels dhe shumë yje të tjerë.

Në Bundesligë, Ede është aktivizuar me Hertën e Berlinit dhe Mainzin, teksa vitin e kaluar vari këpucët në gozhdë dhe është duke synuar një karrierë në muzikë.

Një ndër këngët e tij të fundit përfshin edhe tekste si “e urrej futbollin” dhe “para 60,000 njerëzve në Bundesligë, nganjëherë i pirë”.

Ish-futbollisti sqaroi se urrejtja e tij ishte e drejtuar tek industria e futbollit, e cila sipas tij bën që njerëzve të përfshirë t’ua shuajë personalitetin.

“Unë e nisa sepse ishte argëtuese. Në atë industri dhe me të vërtetë është industri, ata duan robotë të përshtatshëm. Gjithçka lidhur me këtë, me të gjitha zyrtarët, ishte e pështirë për mua. 99 % e lojtarëve që flisnin hapur dhe ishin të sinqertë u zëvendësuan shumë shpejt. Nuk kishte të bënte asgjë me sportin origjinal më. Kushdo që ishte pak më ndryshe futej brenda një kutie derisa të bëhej i përshtatshëm me botën. Natyrisht, paguheshe shumë për këtë, por në fund të fundit asnjë shumë e parave në botë nuk e justifikon të mos jesh vetvetja”.

Kur u pyet se a po fliste për përdorim të drogës gjatë ndeshjes, Ede u përgjigj: “Ashtu duhet të kuptohet. Nganjëherë ti e humb realitetin dhe dëshiron t’i përmirësosh gjërat, kështu që ishte si ilaç. Pastaj luan dhe je ende i ndikuar pak nga droga. Por, në anën tjetër, ata gjithmonë na jepnin barna për dhimbje. Kur ishim të dëmtuar, ne inkurajoheshim të stërviteshim sërish më herët sesa ishte e shëndetshme për trupin tonë”, u shpreh ish-futbollisti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco