Pagesat te Manchester United varen nga pjesëmarrja në Champions

Pagesat te Manchester United varen nga pjesëmarrja në Champions

09:44, 01/05/2020

Lojtarët e Manchester United janë duke marrë këshilla ligjore për pagat që mund të kërkojnë sezonin e ardhshëm, nëse i tanishmi mbyllet përfundimisht.

Ata kanë frikë se mund të humbin një rritje të pagës prej 25% (më shumë se 50 milionë stërlina në total), që do të përfitohej nga kualifikimi në Champions League.

“Yjet” e klubeve të tjera janë gjithashtu të shqetësuar për humbjen e bonuseve të performancës (deri në 500 000 stërlina), sepse mund të mos arrijnë pragjet e kërkuara nëse sezoni nuk përfundon.

“Djajtë e Kuq” do të jenë më të prekurit financiarisht nëse sezoni 2019-2020 nuk rifillon, pasi pagat e tyre lidhen ngushtë me pjesëmarrjen në Evropë.

Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer do të përfitonte automatikisht 25% rritje të pagës në qoftë se do të luante në Champions sezonin e ardhshëm, por nëse nuk rinis kampionati, gjithçka është në dyshim.

Në renditjen aktuale, Manchester United është i pesti, pra jashtë zonën Champions, mirëpo në rast se Manchester City nuk e fiton në CAS apelimin për pezullimin e vendimit, që e përjashton për dy vite nga kupat e Europës (për shkelje të Fair Play-t Financiar), atëherë “Djajtë e Kuq” edhe me vendin e pestë do të luanin në Champions.

Me kaq shumë pasiguri, lojtarë të United kuptohet se kanë kërkuar këshillë juridike, nëse ata mund të kërkojnë shpërblimin e tyre (rritjen e pagës) edhe pa pjesëmarrjen në Champions.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco