Fellaini bëhet hero, shpëton nga falimentimi klubin ku luajti për 4 sezone

Fellaini bëhet hero, shpëton nga falimentimi klubin ku luajti për 4 sezone

09:16, 01/05/2020

Standart Liege, një prej klubeve më të mëdha në Belgjikë rrezikonte falimentimin, jo vetëm për shkak të krizës nga COVID-19, por edhe për shkak të problemeve të shumta ekonomike.

Por atëherë kur gjithçka dukej se do të kishte një fund të hidhur, me Standartin që do zbriste nga elita e futbollit për të rinisur çdo gjë nga e para nga kampionati i amatorëve, klubi belg ka gjetur një shpëtimtar të papritur që është një ish-futbollist i tyre.

Tifozët u mobilizuan që të siguronin fonde për të paguar një pjesë të borxheve që kishte klubi, pasi Federata kishte nisur procedurën për t’i hequr licencën.

Por shpëtimtari i vërtetë u bë mesfushori Marouane Fellaini, i cili ka luajtur në karrierën e tij në radhët e këtij klubi për 4 sezone në fillimet e tij si profesionist.

Mesfushori, i cili aktualisht është pjesë e Shandong Luneng në Kinë, ka dhuruar 3 milionë euro për të shpëtuar skuadrën.

Klubi e ka vlerësuar këtë kontribut dhe i ka premtuar se do ia kthejë në të ardhmen këtë shifër lojtarit, sapo të jetë e mundur që të rregullojë disi bilancet.

Tashmë të gjithë tifozët e Standartit janë të gëzuar që klubi e ka zgjidhur këtë problem falë Fellainit dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e elitës së futbollit belg edhe sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco