Aguero: Shumica e futbollistëve kanë frikë të rikthehen të luajnë

Aguero: Shumica e futbollistëve kanë frikë të rikthehen të luajnë

08:37, 01/05/2020

Premier League po përgatit planin për rinisjen e stërvitjes në grup, por shumë futbollistë nuk ndihen të sigurt për të zbritur sërish në fushë.

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, rrëfen se është i shqetësuar për situatën dhe jep alarmin.

“Shumica e futbollistëve kanë frikë të kthehen për të luajtur, ata kanë fëmijë, kanë një familje”, shpjegoi argjentinasi i Citizens në një intervistë me “El Chiringuito”.

“Dhe nëse dikush sëmuret, do të themi: çfarë po ndodh këtu? Unë jam i mbyllur në shtëpi me partneren time. Ka njerëz që kanë Koronavirus dhe nuk kanë simptoma, por ata mund ta transmetojnë atë”, vazhdoi “El Kun”, duke treguar disa shqetësime për rifillimin e mundshëm të kampionatit anglez.  

“Unë mund ta kem vetë Koronavirusin dhe as nuk e di. Kur të kthehemi në punë, lojtarët do të jenë nervozë dhe super të kujdesshëm. Shpresa është se do të gjendet së shpejti një vaksinë dhe gjithçka të mbarojë”, përfundoi Aguero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco