Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Anulimi i futbollit në Francë/ Armand Duka: PSG do të luajë ndeshjet e Championsit

Anulimi i futbollit në Francë/ Armand Duka: PSG do të luajë ndeshjet e Championsit

16:57, 29/04/2020

Si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka thekson se fatin e PSG-së dhe Lionit në Champions League e ka në dorë qeveria e futbollit në Nion dhe jo ajo e Francës.

 “Do të jetë një komision, që do të vendosë për pjesëmarrjen në kupat europiane, sipas argumenteve që do të paraqiten. PSG dhe Lion për mendimin tim do të luajnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, vendimi i qeverisë franceze s’ndikon. Ata mund të ndalojnë kampionatin francez, por jo Champions League”, tha kreu i FSHF-së gjatë një interviste për radion e njohur italiane, “Radio Kiss Kiss”.

Kujtojmë që Duka nënvizoi se futbolli në Shqipëri pritet të fillojë në fund të muajit maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco