Arthur Melo i kthen përgjigje Juventusit për interesimin

Arthur Melo i kthen përgjigje Juventusit për interesimin

15:28, 29/04/2020

Juventusi ka shënjestruar Arthur Melon si përforcim të mundshëm në merkaton e radhës dhe Barcelona nuk duket se e kundërshton transferimin në Torino të mesfushorit brazilian të lindur në vitin 1996.

Arthur mbërriti në Spanjë në vitin 2018 nga Gremio dhe mund të largohet nga klubi katalanas për të provuar një eksperiencë të re në Serinë A.

“Gjithmonë ekzistojnë spekulime, por sinqerisht ideja ime është shumë e qartë. E vetmja mundësi që më intereson është të vazhdoj te Barcelona. Unë jam shumë i sigurt dhe i qetë. Ndihem shumë mirë këtu dhe falënderoj gjithashtu klubin dhe stafin teknik për besimin e tyre. Kjo është një arsye tjetër për të qenë plotësisht e qartë se dëshira ime e vetme është të vazhdoj”, theksoi Arthur, për t’iu përgjigjur thashethemeve që e afrojnë atë pranë kampionëve të Serie A.

Sa i përket interesimit konkret të “Zonjës së Vjetër”, braziliani shtoi: “Interesimi i klubeve të mëdha është gjithmonë një kompliment për këdo dhe një shenjë pozitive. Jam i përqendruar te puna ime dhe shpresoj të kthehem e të luaj së shpejti dhe të luftoj për tifozët e Barcelonës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco