Pochettino do të bëhet te Newcastle trajneri i dytë më i paguar në botë pas Guardiolës

Pochettino do të bëhet te Newcastle trajneri i dytë më i paguar në botë pas Guardiolës

14:19, 29/04/2020

Newcastle pritet të jetë një tjetër skuadër, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, kjo për shkak se tani klubi ka një pronar të ri.

Bëhet fjalë për sheikun Arab, Jasir Al-Rumajan, i cili do të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.

Ky i fundit ka premtuar se do të ndërtojë një skuadër të madhe me lojtarët më të mirë në qarkullim.

Drejtimi i skuadrës pritet t’i besohet ish-trajnerit të Tottenham, Mauricio Pochettino, i cili shihet si favoriti për stolin.

“Sky Sport” raporton se trajneri argjentinas do të jetë i pari që do afrohet te Newcastle dhe e gjithë merkato do jetë në dorën e tij, për të afruar lojtarët që ai dëshiron.

Pronarët e rinj thuhet se i kanë premtuar trajnerit një kontratë, nga e cila do të fitonte 19 milionë paundë në sezon, duke u bërë tekniku i dytë më i paguar, pas Guardiolës që përfiton 20 milionë paundë në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco