Ministrja i kthen përgjigje FSHF-së, Manastirliu: Jemi herët për të vendosur për futbollin

Ministrja i kthen përgjigje FSHF-së, Manastirliu: Jemi herët për të vendosur për futbollin

11:08, 29/04/2020

Federata Shqiptare e Futbollit i bëri disa ditë më parë një shkresë zyrtare Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, dhe asaj të Arsimit dhe Sporteve, Besa Shahinit, për të nisur aktivitetin futbollistik si pasojë e ndërprerjes për shkak të Koronavirusit.

Së fundmi ka qenë Manastirliu, që një intervistë për emisionin “Repolitix”, i ka “mbyllur derën” FSHF-së, duke deklaruar se është ende herët për të nisur futbolli.

E kemi marrë këtë kërkesë jemi duke e diskutuar por jem ende herët për të folur për hapjen e kampioneve edhe pa tifozë. Duhet të garantojmë jetën e sportistëve gjithashtu. Nuk kemi ende një vendim për këtë. Do të shohim ecurinë e Covid-19 dhe më pas do të vendosim, por për momentin është ende herët për të vendosur për këtë”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco