Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FFF konfirmon vendimin e qeverisë franceze

FFF konfirmon vendimin e qeverisë franceze

22:19, 28/04/2020

Pasditen e sotme, qeveria franceze njoftoi se nuk do të ketë aktivitete sportive në vend deri në muajin shtator.

Një vendim i fortë i konfirmuar këtë mbrëmje dhe nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit Noel Le Graet.

Me anë të një deklarate për shtyp, institucioni që administron futbollin francez ka marrë përsipër përgjegjësinë për të konfirmuar përfundimin e kampionateve që organizon, Ligue 1, Ligue 2, National, D1 dhe atë për femra.

"Ne kemi informuar Comex (komitetin ekzekutiv i FFF), se këto kompeticione janë ndërprerë përfundimisht. Ishte e pamundur, sipas direktivave të UEFA-së, të kishim zhvillim të saj në vjeshtë.

Tani duhet të zbatojmë rregulloret: duhet të jenë dy klube që ngjiten dhe dy që zbresin në Ligue 2, ndërsa në Ligue 1 do të kemi dy skuadra që zbresin”, u shpreh Le Graet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco