Roma i vë syrin futbollistit të Atalantës

Roma i vë syrin futbollistit të Atalantës

19:39, 28/04/2020

Klubi i Romës është prej kohësh në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë dhe emri që pëlqehet nga drejtuesit verdhekuq është ai i Hans Hateboer.

Holandezi nuk po kalon një moment të mirë me fanellën e Atalantës, por paraqitjet e tij sezonin e kaluar duket se kanë bindur drejtuesit e Romës për të investuar pikërisht te 26-vjeçari në merkaton e verës.

Mes palëve ka një marrëdhënie të mirë, duke parë edhe tratativat e shumta që janë zhvilluar vitet e fundit, ndaj dhe mundësitë për një marrëveshje për kalimin e Hateboer në kryeqytet duket se janë të mëdha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco