Dani Ceballos shpreson të qëndrojë te Real Madrid

Dani Ceballos shpreson të qëndrojë te Real Madrid

17:39, 28/04/2020

“ Nuk kam folur me Zinedine Zidane që kur u largova, por shpresoj të qëndrojë te Real Madrid”.  Kjo është ajo që Dani Ceballos, në huazim te Arsenal ka shprehur sëfundmi mbi të ardhmen e tij.

Në kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2023, mesfushori 23 vjeçar nuk e di akoma nëse Reali do ta mbajë  apo do ta shesë në një skuadër tjetër, duke ditur faktin se në pozicionin i tij në fushë ka shumë konkurrencë të “Los Blancos”.

Sipas atyre që raporton “AS”,  Real Madrid nuk përjashton asnjë skenar në lidhje me lojtarin e huazuar te Topçinjtë. Drejtuesit e skuadrës madrilene janë të vetëdijshëm për talentin e Dani Ceballos dhe nëse një klub dëshiron ta blejë atë, do të duhet të derdhë në arkat e klubit plot 50 milionë euro.

Një shumë që mund të duket e lartë këto ditë ... Ekziston edhe mundësia që lojtari të huazohet te Betis Seville, ekipi nga i cili Merengues e bleu për 16.5 milion € në  vitin 2017. Përveç nëse Zinedine Zidane i jep një mundësi në skuadrën e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco