FOTO/ Brenda rezidencës ekstravagante me 52 dhoma që Mike Tyson ia shiti 50 Cent për 3.3 milionë sterlina

FOTO/ Brenda rezidencës ekstravagante me 52 dhoma që Mike Tyson ia shiti 50 Cent për 3.3 milionë sterlina

17:13, 28/04/2020

Kur Mike Tyson shpalli falimentimin në vitin 2003, ai u detyrua të shiste disa prej pasurive të tij për të shpëtuar.

Me borxhet e raportuara prej 17 milionë stërlina, shtëpia e tij në Connecticut ishte një nga pasuritë e para të sakrifikuara.

Padyshim një moment tepër i hidhur për Tyson, të cilit iu desh të shiste një rezidencë tepër gjigante, me 52 dhoma, 25 banjo, dy pishina, një klub nate brenda dhe një studio konferencash.

Ky pallat mbretëror iu shit këngëtarit të zhanërit “rap”, 50 Cent.

Reperi i famshëm e bleu për shifrën 3.3 milionë sterlina, që janë të barazvlefshme me thuajse 4.2 mln euro.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco