Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Liverpooli ‘fërkon duart’, qeveria angleze përgatit rinisjen e futbollit

Liverpooli ‘fërkon duart’, qeveria angleze përgatit rinisjen e futbollit

13:31, 28/04/2020

Premier League merr “dritën jeshile” nga qeveria angleze dhe përgatit rikthimin në fushë për të mbyllur sezonin.

Menjëherë pas këtij vendimi, Federata dhe Liga kanë përshpejtuar aksionin e tyre, ndërsa në fundjavë do të publikohet edhe protokolli i sigurisë, pas mbledhjes të programuar ditën e premte mes përfaqësuesve të qeverisë, atyre të klubeve dhe autoriteteve sanitare.

Objektiv është rinisja e kampionatit më 9 qershor, pas tre javësh stërvitje.

Kur mbeten edhe 92 ndeshje Premier League shpreson të kompletojë kampionatin në fund të muajit korrik, teksa Liverpooli është klubi që mezi pret, pasi është në krye dhe vetëm mbyllja në fushë e sezonit do të bënte të mundur fitimin e titullit.

Në pritje të protokollit zyrtar, e sigurt është që sfidat do të luhen pa tifozë dhe në masa të rrepta sigurie dhe sanitare. Distancimi social, testet dhe higjenizimi i ambienteve, janë vetëm disa nga detajet që duhet të respektohen nga skuadrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco