FOTO/ Humbet luftën me kancerin, vdes ish-sulmuesi i Liverpoolit

FOTO/ Humbet luftën me kancerin, vdes ish-sulmuesi i Liverpoolit

10:43, 28/04/2020

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe i Republikës së Irlandës, Michael Robinson, ka vdekur pas një beteje të gjatë kundër kancerit.

Vdekja e 61-vjeçarit u konfirmua sot, ku në një mesazh në Twitterin e tij zyrtar, nga ana e familjarëve të tij shkruhej: “Me trishtim të madh ne konfirmojmë vdekjen e Michael. Ai na lë me një zbrazëti të madhe, por edhe kujtime të panumërta. Ne do të jemi përjetësisht mirënjohës për ju që e bëtë këtë njeri shumë të lumtur, ai kurrë nuk ka ecur vetëm”.

Robinson, i cili fitoi titullin kampion në “Anfield” me Liverpoolin në vitin 1984 dhe bëri 24 paraqitje për Republikën e Irlandës, kishte vuajtur nga kanceri i lëkurës.

Image

Përveç Liverpoolit, në karrierën e tij Robinson ka luajtur edhe me Manchester Cityn, Preston, Brighton, QPR dhe Osasuna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco