Tragjike/ Ish-basketbollisti i NBA humbet nënën dhe vëllain nga Koronavirusi

Tragjike/ Ish-basketbollisti i NBA humbet nënën dhe vëllain nga Koronavirusi

10:26, 28/04/2020

Dramë e rëndë për ish-basketbollistin të NBA, Sebastian Telfair. Ai humbi nënën dhe vëllain e tij të cilët ndërruan jetë pasi rezultuan pozitivë me Koronavirus.

Erika Telfair, nëna e ish-yllit të NBA, ndërroi jetë ditën e djeshme, pasi humbi betejën me Koronavirusit në moshën 64-vjeçare.

Vdekja e saj vjen pasi djali i saj dhe vëllai më i madh i Sebastianit, Dan Turner, vdiqën më 28 mars nga COVID-19.

Ish-trajneri i Lincoln Dwayne, “Tiny” Morton konfirmoi të dy vdekjet tragjike.

Gjatë një interviste me të Undefeated në fund të marsit, ish-basketbollisti i Knicks dhe Nets, Stephon Marbury, kushëriri i Telfair, tha se Turner vdiq nga COVID-19.

Ai gjithashtu vuri në dukje se nëna e Telfair ishte duke luftuar për jetën e saj në atë kohë për shkak të këtij virusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco