Bogdani kujton se si e thirri Brigeli në Kombëtare pas 2 golave që shënoi në Itali

Bogdani kujton se si e thirri Brigeli në Kombëtare pas 2 golave që shënoi në Itali

08:52, 28/04/2020

Një nga etapat më të suksesshme të karrierës së Erjon Bogdanit ka qenë padyshim sezoni i tij te Hellas Verona në Serinë B, në edicionin 2004-2005.

Bogdani shkëlqeu me 17 gola në radhët e këtij klubi, duke marrë edhe nofkën “Princi i Epirit”.

Një vit që nuk u mbyll me ngjitjen në Serinë A të klubit, por i mjaftoi Bogdanit për transferimin te Siena me kthimin në elitën e futbollit italian e sidomos kthimin në radhët e përfaqësueses shqiptare nga e cila mungonte prej shumë kohësh.

Një ndeshje në veçanti ishte ajo që e ktheu në radhët e përfaqësueses shqiptare, ajo ndaj Vicenzës.

“E kujtoj shumë mirë atë ndeshje, ishte fantastike, fituam 5-3 dhe shënova dy gola. Në tribunë asokohe ishte Brigeli, atëherë trajneri i Shqipërisë. Në fund të ndeshjes më takoi për të diskutuar rreth formës time fizike. Ishte ajo ndeshje nga e cila rigjeta ekipin kombëtar, ndaj për mua ishte dyfish special”, tha Bogdani për “Telearena”.

Ai kujton se skuadra në fjalë meritonte më shumë atë vit dhe kishte peng pikërisht faktin se humbi disa ndeshje kyç duke iu bashkuar përfaqësueses shqiptare.

“Në fund nuk ia dolëm të kualifikoheshim në “play-off” ku sipas meje mund të thoshim fjalën tonë. Më erdhi keq edhe se m’u desh të hiqja dorë nga ndonjë ndeshje për t’iu përgjigjur thirrjes nga Shqipëria. Në atë periudhë për fat të keq Seria B nuk ndalej për ndeshjet e përfaqësueses”, tregoi Bogdani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco