ZYRTARE: Anulohet sezoni edhe në Argjentinë

ZYRTARE: Anulohet sezoni edhe në Argjentinë

22:41, 27/04/2020

Për shkak të koronavirusit, Argjentina ka vendosur të pezullojë përfundimisht të gjitha kampionatet e futbollit.

Lajmin për ndërprerjen përfundimtare të kampionateve përfshirë edhe Superligën e zbuloi presidenti i federatës argjentinase të futbollit Claudio Tapia.

“Të gjitha kampionatet do të ndërpriten” tha Tapia dhe gjithçka do të zyrtarizohet ditën e martë nga komiteti ekzekutiv i cili do të mblidhet nëpërmjet video-konferencës. “Do të kthehemi në fushë vetëm atëherë kur autoritetet sanitare do të japin dritën jeshile. Në fakt do të luhet kur të jetë momenti i duhur”, deklaroi Claudio Tapia gjatë një intervistë për Tnt Sports.

Në mbledhjen e të martës të komitetit ekzekutiv do të vendoset dhe se cilat skuadra do të kualifikohen në Copa Libertadores ndërsa nuk do të ketë ekipe që do të zbresin nga kategoria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco