Kampionati u mbyllur prej Covid19, vendimi kthehet mbrapsht!

Kampionati u mbyllur prej Covid19, vendimi kthehet mbrapsht!

21:12, 27/04/2020

Diçka vërtet e pabesueshme dhe që ka lënë gjithçka në kaos ka ndodhur në Belgjikë.

Disa javë më parë, u njoftua zyrtarisht se kampionati do të mbyllej me renditjen aktuale dhe Club Brugge do të shpallej kampion. Gjithsesi, ky vendim ka ndryshuar ditën e sotme, me klubet që kanë vendosur të shtyjnë votimin për vendimin përfundimtar deri në datën 4 maj.

Belgjika ishte i pari kampionat në Evropë që shpalli zyrtarisht mbylljen e kampionatit, por tashmë çdo gjë mund të ndryshojë dhe klubet mund ta kthejnë mbrapsht vendimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco