Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Ylber Ramadani tregon situatën në Danimarkë: Jemi të lirë të bëjmë çdo gjë

Ylber Ramadani tregon situatën në Danimarkë: Jemi të lirë të bëjmë çdo gjë

18:49, 27/04/2020

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani ka zbuluar si po e përjeton Danimarka situatën e pandemisë së koronavirusit.

Në një intervistë për “Supersport”, Ramadani ka folur edhe për planet e të ardhmes.

“Këtu në Danimarkë ka qenë çdo gjë shumë mirë. Jemi të lirë të bëjmë çdo gjë dhe vazhdon jeta normalisht, njëjtë siç ndodh edhe në Suedi. Këtu janë njerëzit të kulturuar, i respektojnë rregullat pa i detyruar njeri”, tha fillimisht Ramadani.

Po me pagat e futbollistëve si po veprohet atje? A jeni paguar për këtë periudhë?

Këtu është ndryshe, se gjatë kohës që është ndaluar futbolli, gjithçka e paguan qeveria dhe jo klubi.

A ka një plan për të rifilluar kampionatin?

Nga java tjetër do bëjmë testin, për të parë si jemi. Kur të rifillojmë kampionatin, do kryhen analizat dhe nëse dikush do të ketë temperaturë, nuk do zhvillohet ndeshja.

Cilat janë planet për të ardhmen?

Për momentin jam i përqendruar të ec përpara, dhe të rritem. Kam biseduar me 4 skuadrat e para në Danimarkë. Kam ndërruar agjent dhe po pret vetëm përgjigjen time, për të nisur kontaktet me skuadrat e para në renditje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco