Fabregas jep shembull, heq dorë nga paga e plotë për të ndihmuar klubin e Monacos!

Fabregas jep shembull, heq dorë nga paga e plotë për të ndihmuar klubin e Monacos!

17:40, 27/04/2020

Cesc Fabregas i ka dhënë një ndihmë të madhe skuadrës së Monaco.

Mesfushori spanjoll, i cili aktualisht aktivizohet në Ligue 1 të Francës me skuadrën e Monaco, ka dhënë një shembull për lojtarët që fitojnë paga të majme.

Fabregas është shprehur i gatshëm që të heq dorë nga paga e tij, në mënyrë që të ndihmojë një pjesë të stafit të skuadrës.

‘Bleacher Report’ shkruan se Fabregas do të heq dorë nga paga e tij (e plotë), për 4 muajt e ardhshëm, në mënyrë që të mbulojë reduktimin 30% në pagat e stafit.

Shumë skuadra kanë reduktuar pagat e lojtarëve gjatë kohës së pandemisë, për të shmangur ndonjë kolaps të mundshëm ekonomik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco