Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Barcelona marrëveshje me klubin brazilian për të transferuar talentin

Barcelona marrëveshje me klubin brazilian për të transferuar talentin

17:04, 27/04/2020

Barcelona ka arritur një marrëveshje me Sao Paulo përmes së cilës ata kanë mundësinë e parë për të nënshkruar me futbollistin e talentuar, Gustavo Maia-n.

19-vjeçari është një nga lojtarët me ardhme të ndritur të klubit brazilian, por ende nuk ka bërë debutimin me skuadrën e parë, megjithatë performancat e tij në nivelin e të rinjve kanë tërhequr shumë interes të klubeve të tjera.

“Ai që e pa ishte një skaut nga Barcelona”, tha agjenti i Maia, Nilson Moura.

“Ne filluam të bisedonim dhe ekzistonte mundësia që ata të përpiqeshin ta transferonin”, zbuloi ai.

Kujtojmë që Barcelona ka mposhtur Atletico Madrid dhe Liverpoolin në garën për të nënshkruar me adoleshentin e talentuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco