Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Dy futbollistët e vegjël kosovarë u prekën nga Koronavirusi, babai tregon gjendjen e tyre

Dy futbollistët e vegjël kosovarë u prekën nga Koronavirusi, babai tregon gjendjen e tyre

14:54, 27/04/2020

Një lajm shumë i mirë vjen nga Kosova, për dy futbollistët e vegjël të skuadrës së Ballkanit, të cilët dy javë më parë rezultuan pozitivë me Koronavirus.

Para 2 javësh skuadra kosovare e Ballkanit njoftoi se dy futbollistët e rinj, Dioni 12 vjeç dhe Ledioni 10 vjeç, kishin rezultuar pozitivë me Koronavirus.

Nga kjo kohë, të dy ata kanë qëndruar të izoluar në shtëpinë e tyre, në përkujdesjen e prindërve.

Image

Megjithatë në një prononcim të dhënë së fundmi për “Gazeta Olle”, babai i dy fëmijëve ka konfirmuar se gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Tashmë ata janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ne si prindër kemi qenë të shqetësuar, ndërsa fëmijët këtë situatë e kanë kuptuar nga TV. Jam munduar t’iu qëndroj afër dhe t’i largoj nga këto lajme. Interesimi ka qenë i madh nga trajneri, drejtori sportiv, por edhe i Arsim Kabashit si dhe i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Të gjithë këta kanë qenë të interesuar për ndihmë financiare, por nuk kam pasur nevojë, pasi unë jam mjek dhe jam në gjendje të mirë financiare. Gjithsesi ka patur interesim shumë të madh që të më ndihmojnë dhe unë jam shumë mirënjohës ndaj tyre, sepse kjo më ka lehtësuar këtë situatë”, u shpreh babai i lojtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco