‘Project Restart’/ Plani i Premierligës për të rifilluar sezonin më 8 qershor

‘Project Restart’/ Plani i Premierligës për të rifilluar sezonin më 8 qershor

12:36, 27/04/2020

Premierliga ka hartuar një plan të quajtur “Project Restart” për rifillimin e sezonit më 8 qershor pas dyerve të mbyllura në stadiumet e aprovuara.

Kampionati elitar anglezë është pezulluar që nga 13 marsi, por ka plane për të luajtur ndeshje pas dyerve të mbyllura në stadiume të aprovuara në përpjekje për të përfunduar sezonin 2019-2020.

Liga po kërkon të përdorë një numër të kufizuar vendesh në një përpjekje për të zvogëluar përhapjen e Koronavirusit, ndërsa zvogëlon nevojën për policinë, mbështetjen mjekësore dhe testimet.

“Project Restart” i Premierligës shpreson të rikthehet në aksion më 8 qershor.

Në mënyrë që kjo të ndodhë, ekipet do të duhet të kthehen në stërvitje deri më 18 maj, tre javë para se sezoni të rifillojë.

Nëse Premierliga fillon më 8 qershor, atëherë sezoni është caktuar të përfundojë më 27 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco