Napoli heq dorë nga Umtiti, është i shtrenjtë

Napoli heq dorë nga Umtiti, është i shtrenjtë

11:29, 27/04/2020

Samuel Umtiti është një nga lojtarët për të cilët Barcelona është e gatshme të marrë në konsideratë ofertat.

Napoli kishte shfaqur interes për kampionin në fuqi të botës, madje ka patur spekulime se qendërmbrojtësi do të përfshihej në bisedimet për Fabian Ruiz, mesfushorin spanjoll që pëlqehet shumë nga sekretariati teknik “blaugrana”.

Por sipas “La Gazzetta dello Sport”, ekipi italian e ka përjashtuar nënshkrimin me Samuel Umtiti për shkak të shpenzimeve të larta që kërkon ky operacion.

Napoli ka hequr dorë nga oferta për kampionin francez, sepse e konsideron tepër të lartë si çmimin e kartonit edhe pagën që përfiton lojtari.

Umtiti siguroi një kontratë të majmë kur rinovoi me Barcelonën para Kupës së Botës 2018 dhe tani do të jetë shumë e vështirë për një klub, duke pasur parasysh rrethanat ekonomike, të jetë në gjendje të ofrojë të njëjtën pagë.

Për më tepër, Umtiti, pavarësisht se ka humbur shkëlqimin këtë sezon, nuk ka ndërmend të largohet nga klubi katalanas këtë verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco