Avokati italian shpjegon se çfarë ndodh nëse infektohet një futbollist pas rifillimit

Avokati italian shpjegon se çfarë ndodh nëse infektohet një futbollist pas rifillimit

10:37, 27/04/2020

Thuajse në të gjithë botën pak nga pak ka filluar të detajohet plani për kthimin e aktiviteteve sportive.

Por paralelisht me këtë, ngrihen edhe pyetje shumë të mëdha rreth sigurisë në të cilën do të kryhen këto aktivitete, me futbollin në majën e listës, pasi ka një numër të madh njerëzisht të përfshirë në çdo ndeshje të tij e me rrezikshmëri të lartë shpërndarje të virusit.

Pyetja që shumëkush i bën vetes është ajo se çfarë do të ndodhë nëse një lojtar infektohet, çfarë përgjegjësie ligjore do të bjerë mbi klubet e futbollit për të cilët luajnë.

A ekziston realisht mundësia që ata të përgjigjen në gjyqe civile ndaj akuzave të ngritura nga lojtarë të prekur apo familjarë të tyre?

Avokati italian, Xhampiero Falaska, ekspert i sportit dhe i asaj që përfshijnë Kodet e Punës në këto raste, ka dhënë një prononcim për “ANSA” ku sqaron se rreziqe të tilla ekzistojnë dhe janë shumë konkrete.

“Infektimi mund të cilësohet një dëmtim në vendin e punës. Por jo të gjitha infektimet mund të jenë burim përgjegjësie për klubet. Nuk cilësohen të tilla para një gjykate, nëse klubi do të arrijë të provojë se ka vënë në zbatim të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme”, shpjegoi ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco