Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Arbitri i finales së Botërorit ‘Italia 90’: Maradonën e përbuza si njeri

Arbitri i finales së Botërorit ‘Italia 90’: Maradonën e përbuza si njeri

10:09, 27/04/2020

“E kam admiruar gjithmonë Maradonën si futbollist, por si person ai ishte ndër më të këqijtë që kam njohur ndonjëherë”.

Këto janë fjalë të Edgardo Colesal, gjyqtar i finales së Kupës së  Botës “Italia 90”, Gjermani-Argjentinë.

Gjermanët fituan falë penalltisë së kthyer në gol nga Andreas Brehme, në stadiumin “Olimpik” të Romës që e vërshëlleu Diego Armando Maradonën nga fillimi në fund.

“Nëse do të kisha zbatuar rregulloren, do të më duhej ta dëboja që para se të niste ndeshja për fyerjen që i bëri të gjithë stadiumit”, shpjegon gjyqtari uruguaian në mikrofonin e “Radio 1010”, duke iu referuar fjalëve të këqija të shqiptuara nga ish-kapiteni i bardhekaltërve gjatë ekzekutimit të himneve.

“Unë u përpoqa ta qetësoja, t’ia shpjegoja se ai duhej të mendonte të luante, por ai nuk më dëgjoi. Mund ta nxirrja me të kuqe edhe pas dëbimit të Monzon, kur më tha që ishte një vjedhje e FIFA-s. Në fushë ai ishte lider, kishte shumë personalitet,  si një person jo, e përbuza”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco