Hartohet plani për rinisjen e futbollit në Itali

Hartohet plani për rinisjen e futbollit në Itali

23:56, 26/04/2020

Seria A ka qarkuar me të kuqe disa data në kalendar, në përputhje edhe me zbutjen e masave shtrënguese nga qeveria. 

Kështu, më 4 maj parashikohet të nisë stërvitja individuale, ndërsa për rikuperimin në grup duhet pritur 18 maji, natyrisht me të gjitha masat e nevojshme.

Sa u përket ndeshjeve, ideja është që kampionati të nisë mes 10 dhe 12 qershorit me dyer të mbyllura. 

Ky është plani i konceptuar nga Liga A, që ka marrë edhe miratimin e qeverisë së Kryeministrit Conte.

Ekipet e Serisë A po organizohen në bazë të këtij plani. Klubet tashmë u kanë dërguar sinjal futbollistëve të kthehen në bazë. 

Ata që janë larguar nga vendi do të duhet të respektojnë 14 ditët e karantinës të kërkuara me ligj.

Së shpejti duhet të përcaktohet një kalendar, që do të lejojë që kampionati të mbyllet deri në korrik dhe më pas të lërë hapësirë ??për Champions dhe Europa League. 

Sipas të gjitha gjasave, do të jetë një Serie A e ndezur, me ndeshje çdo tri ditë dhe me dyer të mbyllura.

Mbetet për t’u parë nëse do të përjashtohen disa impiante në zonat më të prekura apo do të luhet në të gjithë Italinë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco