Kryeministri i Italisë konfirmon datën e nisjes së stërvitjeve

Kryeministri i Italisë konfirmon datën e nisjes së stërvitjeve

22:05, 26/04/2020

Futbolli italian mund të rifillojë, të paktën me stërvitjet. Konfirmimin e ka dhënë kryeministri Giuseppe Conte në konferencën e sotme për shtyp, ku ka shpjeguar se si do të veprohet që gjithçka të fillojë me siguri maksimale.

“Unë jam një tifoz futbolli, ashtu si shumë italianë. Në fillim më dukej e çuditshme që kampionati të mund të ndalohej, por e gjetëm veten në mes të kësaj emergjence sociale, sanitare dhe ekonomike. Të gjithë e kanë kuptuar se nuk kishte alternativë.

Ministri Spadafora po punon me intensitet bashkë me komitetin tekniko-shkencor dhe të gjithë komponentët për të ndërtuar një rrugëtim, që e kemi gjetur me stërvitjet individuale që fillojnë më 4 maj dhe ato ekipore më 18 maj. 

Pastaj do të mundohemi të kuptojmë se mund të vazhdojnë kampionatet që janë pezulluar. Sigurisht, nëse arrijmë në këtë konkluzion, do të jetë duke garantuar të gjitha kushtet e sigurisë. Duam që pikë së pari të mos sëmuren vetë sportistët”, theksoi ai para gazetarëve, duke i hapur rrugë fillimit të stërvitjeve që të hënën e ardhshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco