Milner: Si na karikoi Klopp të përmbysnim Barcelonën nga 0-3 në 4-0

Milner: Si na karikoi Klopp të përmbysnim Barcelonën nga 0-3 në 4-0

21:24, 26/04/2020

James Milner ka zbuluar mesazhin inkurajues të trajnerit Jurgen Klopp, para ndeshjes së kthimit kundër Barcelonës në Ligën e Kampioneve sezonin e kaluar, ku “Të Kuqtë” bënë mrekullinë.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 3-0 për Barçën dhe një kualifikim ishte thuajse i pamundur, por gjermani Klopp arriti ta shtynte skuadrën e tij drejt mrekullisë, teksa e fitoi ndeshjen e kthimit me rezultatin 4-0.

“U futëm në fushën e stërvitjes ditën e ndeshjes dhe trajneri na tha përpara takimit: ‘Ka ndonjëri ndonjë gjë për të thënë? Jo, asgjë. Shumë mirë, pra le të fillojmë. Është thuajse e pamundur, por në rast se dikush mund t’ia arrijë ata jemi ne.’
Ne u futëm në fushë pa panik. Ishte urgjente, por ngjau si një skemë mënyra si e zhvilluam ndeshjen. Patëm një fillim të mirë dhe turma ishte me ne. Më kujtohet një korne në minutën e parë dhe britma e turmës ishte e pabesueshme”, u shpreh Milner për “BBC Radio 5”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco