Pioli ndryshoi skemën e Milanit prej Ibrahimovic

Pioli ndryshoi skemën e Milanit prej Ibrahimovic

17:32, 26/04/2020

Afrimi i Zlatan Ibrahimovic në merkaton e dimrit te Milani, i ndryshoi fytyrën, por edhe skemën skuadrës kuqezi. 

Milani pati një ecuri më të mirë në kampionat me Zlatan në skuadër deri në momentin e ndërprerjes së Serie A. 

Impakti i bomberit suedez ishte i menjëhershëm, ndërkohë që trajneri Stefano Pioli në një intervistë e ka pranuar se për shkak të Ibrës i është dashur të ndërrojë skemën.

“Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira me skemën 4-3-3, por na mungonte cilësia në krahët e sulmit.Vendosa të ndryshoj skemë prej Zlatan Ibrahimovic. Ardhja e një futbollisti të tillë ndikoi që të fillonim të luanim me skemën 4-2-3-1. 

Rebic? Ante u kthye nga pushimet e dimrit në kushte të shkëlqyera fizike dhe mentale, ky është shkaku pse shpërtheu më pas”, komenton trajneri i skuadrës së Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco