'Shanset për të përfunduar sezonin e Premier League janë të pakta’

'Shanset për të përfunduar sezonin e Premier League janë të pakta’

15:43, 26/04/2020

Eredivisie është kampionati i parë i madh në Evropë që njoftoi anulimin e sezonit 2019-2020, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ky skenar mund të zbatohet edhe në kampionatet e tjera, por deri më tani nuk është marrë asnjë vendim.

Presidenti i Federatës Hollandeze të Futbollit (KNVB), Just Spee, është skeptik në lidhje me përfundimin e Premier League.

“ Mbretëria e Bashkuar është duke mbajtur një shpresë për rinisjen, por në realitet shanset për të përfunduar sezonin e Premier League janë të pakta. 

Kampionatit anglez i kanë ngelur edhe disa javë për të përfunduar, kështu që dyshoj se do të ketë kohë të mjaftueshme. Me gjërat që po dëgjojmë çdo javë, mendoj se kjo nuk është realiste, tha Spee për “The Guardian”.

 Kampionati anglez synon të kundërshtojë këto fjalë, pasi është projektuar që kampionati të rinisë më 8 qershorë  dhe nëntë ditë mbeten për t'u diskutuar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco