'Shporta e Shpresës', Navas do të ndihmojë familjet e prekura nga Covid-19 në vendlindje

'Shporta e Shpresës', Navas do të ndihmojë familjet e prekura nga Covid-19 në vendlindje

13:01, 26/04/2020

Keylor Navas vendos të ndihmojë vendlindjen e tij, Kosta Rikan.

Portieri i PSG-s dhe bashkëshortja e tij,  Andreas Salas do të ndihmojnë familjet të cilat janë në vështirësi në këtë kohë koronavirusi, me një nismë  të quajtur "Shporta e Shpresës".

Ata në bashkëpunim me donatorë të tjerë kanë bërë gati plot 3700 pako me të gjitha gjërat e nevojshme për një familje. Këto shporta do i shpërndahen po aq familjeve sa më shpejt të jetë e mundur, pas lejes nga ana e autoriteteve. Dhurimet nuk do të ndalen me kaq, por pritet të marrin përmasa më të mëdha në të ardhmen.

                                                                                                

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco