Covid-19: Werder mund të humbas 45 milionë euro– shitja e Rashicës duket e pashmangshme

Covid-19: Werder mund të humbas 45 milionë euro– shitja e Rashicës duket e pashmangshme

12:14, 26/04/2020

Ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të përhapet në të gjithë planetin, efektet e tij negative te klubet e futbollit po bëhen gjithnjë e më të shumta. 

Një gjë të tillë pritet ta vuaj edhe klubi i Werder Bremen, të cilët sipas shefit të klubit gjerman, Klaus Filbry përllogaritet të kenë një humbje prej 45 milionë eurosh nga Covid-19.

Gjë kjo që do të çonte në shitjen e lojtarëve.  Dhe një prej futbollistëve që përfilet se do të shitet për të shpëtuar klubin është, sulmuesi kosovar, Milot Rachica, vlera e të cilit përllogaritet afro 38 milionë euro.

Rashica është një nga emrat më të lakuar në merkaton gjermane, me kosovarin që lidhet me skuadra si Leipzig, Dortmund e Liverpool.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco