Juventus kujtoi futbollistin e ndarë nga jeta, Cuadrado e tepron me komentin

Juventus kujtoi futbollistin e ndarë nga jeta, Cuadrado e tepron me komentin

10:11, 26/04/2020
25 prilli nuk është një datë e zakonshme për klubin e Juventusit, pasi bardhezinjtë edhe dje vlerësuan të përkujtojnë me një postim në llogaritë zyrtare të rrjeteve sociale, 25-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish futbollistit të tyre Andrea Fortunato.

Ky i fundit vdiq pikërisht në prill të 1995-ës, nga leukemia, kur kishte vetëm 24 vjeç dhe pas paraqitjeve mjaft të mira me Genoan, prej dy vitesh i ishte bashkuar Juventusit, ku luante si mbrojtës i majtë, ndërsa një herë të vetme pati fatin të veshë edhe fanellën e kombëtares italiane.

Por mes shumë mesazheve përkujtimore, në postimin e klubit bardhezi pati vend edhe për një “shaka pa kripë” të anësorit kolumbian Juan Cuadrado, që duke u nisur nga ngjashmëritë fizike, ngacmoi francezin Adrien Rabiot nëse ishte fotoja e tij ajo që ishte postuar.

Megjithatë pak më vonë kolumbiani reagoi nëpërmjet një postimi, ku kërkoi ndjesë për komentin e pahijshëm dhe sqaroi se e kishte bërë menjëherë sapo kishte parë foton, pa lexuar çfarë shkruhej.

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco