I infektuar nga COVID-19, futbollisti francez del nga reanimacioni

I infektuar nga COVID-19, futbollisti francez del nga reanimacioni

08:21, 26/04/2020

Solomon Junior Sambia, futbollisti 23-vjeçar i Montpellier në Ligue 1, u shtrua gjatë kësaj në spital, pasi është i prekur me COVID-19 dhe simptomat u zhvilluan së tepërmi, duke u dashur që mesfushori të merrte frymë përmes respiratorëve.

Tashmë mësohet se gjendja e Sambia është përmirësuar dhe po merr frymë vetë, por mbetet në vëzhgimin e mjekëve, të cilët janë në gatishmëri për t’i dhënë ndihmën e duhur mjekësore të riut, i cili është një nga të shumtët e prekur nga Coronavirusi.

Sa i takon anës sportive, Sambia është pjesë e Montpellier që në verën e vitit 2017 dhe aktivizohet më shumë si zëvendësues. Këtë sezon ai ka zbritur në fushë në 17 ndeshje, 5 herë si titullar, me ekipin e parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco