Kumbulla: Dybala është kundërshtari më i vështirë që jam përballur!

Kumbulla: Dybala është kundërshtari më i vështirë që jam përballur!

21:20, 25/04/2020

Marash Kumbulla ka folur në këto ditë të vështira që po përjeton futbolli si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Në një lidhje direkt në Instagram, mbrojtësi kuqezi, ka dhënë mendimin e tij për kundërshtarin më të fortë me të cilin është përballur deri tani.

“Sulmuesi më i fortë me të cilin jam përballur ka qenë Dybala, sepse është shumë i vështirë për t’u mbuluar, është i shpejtë dhe ka një teknikë të pabesueshme. Nëse është në ditë të mirë, nuk mund të bësh asgjë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco