Gilardino këshilla Milanit: Mos largoni Ibrën dhe transferoni këtë sulmues!

Gilardino këshilla Milanit: Mos largoni Ibrën dhe transferoni këtë sulmues!

19:56, 25/04/2020

Ish-lojtari i Milanit, Alberto Gilardino, ka dhënë disa këshilla për klubin kuqezi.

Duke folur për “Gazetta dello Sport”, 37-vjeçari thekson që Zlatan Ibrahimovic të qëndrojë edhe një vit tjetër në “San Siro”.

 “Ibra është i jashtëzakonshëm. Ai i dha Milanit shtytje. Në janar isha i sigurt për ndikimin që do të kishte në dhomat e zhveshjes, që sipas meje do të ishte më i madh se ndikimi në fushë. Por, ai më surprizoi. Do të vazhdoja me të dhe vitin tjetër”, u shpreh Gilardino.

Gilardino gjithashtu ka dhënë edhe një emër një sugjerim për një sulmues tjetër te Milani.

“Do të thoja Dzeko. Një nga sulmuesit më të kompletuar. Shënon me të djathtën, me të majtën dhe është shumë i fortë,” sugjeroi Gilardino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco