Koronavirus bllokon portierin kosovar në Ukrainë: Numri i të infektuarve është mjaft i madh!

Koronavirus bllokon portierin kosovar në Ukrainë: Numri i të infektuarve është mjaft i madh!

11:10, 25/04/2020

Pas shpërthimit të koronavirus, shumë futbollist shqiptarë ngelën të izoluar në vendet ku ata luajnë.

Një prej tyre është edhe portieri kosovar, Betim Halimi, i cili luan në Ukraninë me skuadrën e Olimpik Donetsk

Në një prononcim për “GazetaOlle”, Halimi u shpreh se situata në shtetin Lindor është mjaft e keqe pasi numri i të infektuarve është mjaft i madh.                                                

Image

“Jam në Ukrainë dhe për momentin situata është mjaft e keqe pasi numri i të infektuarve është mjaft i madh dhe tashmë ka shkuar mbi 7200 të tillë. Rinisja e kampionatit do të varet krejtësisht nga numri i të infektuarve. Shpresojmë që numri mos të rritet gjatë kësaj kohe, por për momentin nuk mendohet për një gjë të tillë, duke parë që numri i të infektuarve po rritet mjaft shpejt me mbi 200 persona në ditë.

Kemi disa programe individuale që jemi duke i ndjekur për stërvitje, por për fatin e mirë unë jam duke qëndruar në qendrën stërvitore të klubit dhe jemi së bashku me pesë lojtarë të tjerë ku po kalojmë edhe kohën bashkë. Familja më mungon shumë, nuk kam ardhur në Kosovë prej 5 muajsh dhe shpresoj që situata të kalojë shpejt, në mënyrë që të vij përsëri.”, u shpreh Halimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco